BallinaNdiq fluturimin

Ndiq fluturimin

Ndiq fluturimin live

Shkruaj numrin e fluturimit, ose callsign-in që sheh në Flightradar24, dhe hap hartën live. Nuk e di numrin? Gjeje sipas rrugës. Pastaj ia dërgon familjes me një prekje.

Numri nga bileta (W6 4321) ose callsign-i nga Flightradar24 (GPX5ZP).

Nuk e di numrin?Gjej fluturimin sipas rrugës

Si ta gjej numrin e fluturimit?
Nuk e di numrin?

Gjej fluturimin sipas rrugës

Zgjidh nga ku niset dhe ku zbret avioni. Të tregojmë fluturimet që janë në ajër tani mes këtyre dy aeroporteve, dhe zgjedh ti cili është i yti. Nëse e di aviokompaninë, shtoje.

Kjo gjen vetëm fluturimet që janë në ajër tani. Për një fluturim që ende nuk është nisur, na shkruaj në WhatsApp dhe ta gjejmë numrin.

    Udhëzues

    Ku ta gjej numrin e fluturimit?

    Është një kod i shkurtër, si W6 4321. E gjen në biletë, ja ku shkruhet.

    Shembull i një e-bilete. Numri i fluturimit, W6 4321, është në fushën “Flight”, pranë datës dhe orës së nisjes.

    Si duket numri i fluturimit

    W6Kodi i aviokompanisë2 shkronja ose shifra
    4321Numri1 deri në 4 shifra

    Hapësira dhe vijat nuk kanë rëndësi: W6 4321, W6-4321 dhe w64321 janë e njëjta gjë. Disa bileta e shkruajnë kodin me 3 shkronja, p.sh. WZZ 4321. Edhe ai funksionon. Në Flightradar24 sheh edhe callsign-in (p.sh. GPX5ZP), që nuk përputhet gjithmonë me biletën. Shkruaje siç është.

    Ku ta kërkosh

    1. Në e-biletën që të dërgojmë

      Hap e-biletën që të dërgojmë në WhatsApp ose në email. Kërko fushën “Flight”, pranë datës dhe orës së nisjes.

    2. Në boarding pass

      Në boarding pass-in e printuar ose në telefon, numri shkruhet pranë fjalës “Flight” ose “Flt”.

    3. Në email-in ose aplikacionin e aviokompanisë

      Edhe konfirmimi i rezervimit nga aviokompania e ka numrin e fluturimit, zakonisht te detajet e udhëtimit.

    Nuk e gjen?

    Na shkruaj dhe të ndihmojmë. Mjafton një foto e biletës.

    Kodet

    Kodet e aviokompanive

    Dy karakteret e para të numrit të fluturimit tregojnë aviokompaninë. Prek një kod dhe e shton vetë te kërkimi.

    Aviokompania jote nuk është këtu? Nuk ka problem. Shkruaje kodin siç është në biletë.

    Mirë është ta dish

    Para se ta ndjekësh

    • Pozicioni live

      Avioni shfaqet në hartën tonë sapo ngrihet dhe është brenda mbulimit të rrjetit falas të radarëve (adsb.lol). Para nisjes nuk ka pozicion. Orarin e sheh te Flightradar24 ose FlightAware.

    • Callsign-i dhe fluturimet charter

      Disa fluturime, sidomos charter, fluturojnë me një callsign që nuk përputhet me numrin në biletë, si GPX5ZP. Atëherë shkruaj callsign-in nga Flightradar24, ose kërko fluturimin sipas rrugës.

    • Orari lokal

      Oraret shfaqen në kohën lokale të secilit aeroport.

    • Dy numra për një fluturim

      Disa fluturime shiten me dy numra (codeshare). Nëse njëri nuk gjendet, provo numrin e aviokompanisë që e operon.

    Aeroporti i Prishtinës

    Për nisjet dhe ardhjet e ditës, shiko faqen e aeroportit.

    Hap faqen e aeroportit
    Buna Travel

    Bileta me Buna Travel

    Nga Prishtina për në gjithë Evropën, me check-in falas dhe bagazh 20 kg. Shkruaj dhe të dërgojmë çmimin.